Shpëtim Axhami: A duhet të gjunjëzohemi përpara, kriminëleve, të korruptuareve që shesin Shqipërinë për pasurinë?

Nga Shpetim AXHAMI,
Kryetar i PLL
Pa me thuaj vella/moter i dashur!

A je i/e bindur, duke lene me nje ane se kush ka te drejte dhe kush jo se:

Sot ndihesh i lire dhe i barabarte si nje qytetar i Europes Perendimore?

A je i bindur, se me veprimet e tua, duke u bere pjese e ketij palo proçesi zgjedhor (jolegjitim dhe farse) ke kontribuar per te ardhmen e femijeve te tu?

Me vullnetin tend dhe te drejten qe te jep Karta e Helsinkut, vepron me koshience apo i imponuar?

A je i bindur se ti meriton kete gjendje ekonomike, politiko – sociale aktuale?

A duhet te pranosh, talljen ne vazhdimesi me voten tende, si dhe ka ndodhur per 30 vjet, duke e bere tranzicionin me te gjate se jeten tende?

A duhet te presim se çfare po vendosin “baballaret e kombit” barkpangopurit?

A duhet te rrime, te permallur per femijet dhe te afermit tane, qe kane marre rruget e Botes dhe fatkeqesisht po harrojne kombesine dhe gjuhen shqipe?

A duhet te gjunjezohemi perpara, krimineleve, te korruptuareve qe shesin Shqiperine per pasurine?

A duhet te kontribojme ne instalimin e nje neodiktature “moderne”etj etj

KURRE JO DHE JO.

Nese keto qe rradhita,shkurtimisht, nuk ekzistojne vazhdo brohorit,ekzaltohu,por, mendo si do te ndjehesh me date 1 korrik 2019. per veprimet e tua.

Per momentin ke ne dore diçka madhore, VOTEN, ndeshkim me qetesi shpirterore duke mos u bere pjese e ketij fallciteti jo ligjor zgjedhjor, kjo per te goditur fallco politiken aktuale drejtuese,dhe neser, nese nuk ka deshire per kthimin e votes se lire, qe ti te ndihesh qytetar europian, perseri ti dhe ne, sebashku te bejme ndeshkimin e duhur, kujtdo.

Sot eshte momenti per te vendosur per te ardhmen.
Zoti e ndihmofte Shqiperine dhe shqiptaret.

“Atdheu mbi te gjitha” Mbreti ZOGU I