Ambasada e soros në Tiranë kërkon të ketë vëzhgues në zgjedhje.
Pas kërkesës zyrtare nga ambasadat, KQZ në mbledhjen e sotme ka akredituar vëzhguesit dhe përkthyesit e tyre të cilët do të jenë prezentë në 30 qershor.
Mbledhje e KQZ dhe kërkesat e ambasadave27 Qershor, 2019 10:53
TIRANË- Ambasada e SHBA, Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera Evropiane kanë kërkuar që të kenë vëzhgues në zgjedhjet e 30 qershorit.
Pas kërkesës zyrtare nga ambasadat, KQZ në mbledhjen e sotme ka akredituar vëzhguesit dhe përkthyesit e tyre të cilët do të jenë prezentë në 30 qershor.
Duke komentuar dhe punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mbarëvajtjen deri më tani të këtij procesi të rëndësishëm zgjedhor, selitë diplomatike në vendin tonë, kanë dërguar edhe listat me emrat e personave vëzhgues.
Letrat e ambasadave
Miratimi i kërkesës se ambasadave ësthë bërë sot në mbledhjen e KQZ e thirrur nga zëvëndëskryetari Denar Biba, dhe anëtarët, Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi, Rezarta Bitri.
“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Britanike, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Italiane, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Amerikane, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
(A.B. Dosja.al)