Po të këndoi Goliku dije se e hëngre.
Nga Ludovik Berisha.
Historia jone ka treguar që jemi nje popull qe i duam dhe i kendojme me pathos heronjve,,,,,,por jo vetëm.I kendojne edhe liderve tanë.Gjithashtu me tallava ose vënçe ,me qitharo apo cifteli i kendojme Qorrit te Lazit(Kosova),hajdutit te zones I Operative,kryeplakut te nje fshati kodrinor,te fortit te lagjes qe ka pasur disa goca ne rruget e Italisë.Per ata kapot e “të bardhës” kercet rapsodia dhe nuk ndalet kabaja për 15 minuta.Pas 90-es kujtuam se i lam pas kenget per Byronë dhe Kumandarin qe nuk e shprazi nje herë maliherin ne luftë.Por filluan kenget per heronjte e luftes se Kosoves.Dhe shume mire.Ato ngriten peshë zemrat e njerezve dhe mua gjysmë-kosovarit me mbushnin sytë me lotë.Sepse Baca Adem,Shkelzen Haradinaj,Fehmi e Xhevë Llavdrovci,Abe-ja,Remi,Anton Çuni,Gaspri,Mark Abdyli Komandant Drini etj.
U ngriten si Davidi kunder Goliathit..Duke u kthy nga ana tjeter e kufirit shqiptaro-shqiptar,pas ngjarjeve te 98-es,Azem Hajdarit iu kendua jo vetem me cifteli,por edhe nga bijte e Jugut e mbare… Pse do te thoni ju qe edhe une shkollëpaku të hedh disa mendime në kartë,,tabletë të themi.Me zgjoi Goliku qe u ngrit nga spitali ku kurohet falas(lum si ai se ne lam lesht spitaleve),dhe ia “këndoi” Kumandantit.Pas 30 a 40 vitesh qe i kendoi shokut Shpati,po shihja sa kishte ndryshuar tani qe i kendoi shokut Timon.Fal youtube pash nje Golik qe vetem flokēt i kishin çeduar.Ne mes vitet 80 ishte me syt akoma me te futur ne kafkë.Gurmazi qe kendonte vënçe i kishte dal sa gungat e gamileve te Saharasë.
Krahet e thatë e gishtat cung,dhëmbët aty-këtu neper kamaren e tij,fytyra e zeshkët në të verdhë ishin ajo qe ai jetonte lumturisht ne portat e purgatorit që frymonte.Koha më conte larg,më larg se Youtube.Ne verën pas hapjes se ambasadave.Femije ishim atëherë bashke me Mandin dhe Markelin.. me ne edhe nje gazep pak me i madh se ne,i lagjes Vakëf ne Berat.Ishim duke blerë bukë tek “Furri”.Furri i bukes i jepte emrin nje sheshi te tërë ne lagje.Kohe urie ku sardelet e qelbura vinin te enjten dhe deri te hënën nuk ikte duhma e tyre.Djathi ndahej në copa te vogla nga amvisat beratase e shqiptare.mamaja ime si nje ekonomiste e mire,edhe sot e ndan ne copa te vogla edhe ne shtepi,edhe kur shkon ne Itali ,madje edhe ne Kosove ku të vegjëlit kushërinj qeshin se nje copë që ndan Teta Margaret ,e kan një kafshatë.E lashē te furri i bukes.
Te gjithe do merrnim bukë.Nga ajo masivja qe pervec qimeve mund te gjeje brenda edhe nje bisht miu ,nje tel,nje cop spango etj.Nje burre as 35 vjec qe ngjante sa Kaçi ku une gjerb kafen dhe ia nxjerr tëmthin internetit,me sheh me sy te shuar e lutës.Donte 2 buke.Aman tha ju fal 20 lekë.Edhe ai me sytë e thell gropë.Lekurën zi si kantautori qe u cua nga spitali per komandantin.Urinë e kishte ne fytyrë,vuajtjen ne trup,dhimbjen në shpirt.Shitesja,Lola qe e njihnim dhe e respektoj shume edhe sot, e kuptoi situaten kur kerkuam me shume bukē sesa duhej.Ajo e dinte sa pjesëtar kishin familjet tona.Por nuk b’zani.Pasi i dham bukët i riu,i vjeter fshatar i ngratë na dha 100 leke te vjetra.Sikur ia falem ato dy buk të zeza masive40-she.Se di eshte gjall ai njeri sot.Mendoj se edhe në qoftë se jeton,po pret me padurim te shkoje te marr pjese me votën-plumb per armikun e brendshëm e të jashtëm.Mbase do kërcasë edhe sazja e vallja para spitallit paiqiatrik te Vlores,ku eshte vendosur te votohet.Kur shoh perseri te bekuarin internet shoh kur kane dal kenget per Berishen per komandat Timonin dhe Gjeneral Rrapushin.
Nje tropojan i kendoi ne vitin 2004 kur doktori ishte ne opozite.Edhe nje kosovar bashke me te biën i këndoi ne vitin 2013 kur doktori la qeverinë dhe u dorëhoq nga Pd.Gjeneral Rrapushit i kishin kenduar nje jave para se Shqiperine ta merrte lumi ne pranverën e 1997-es.Bash ne Permet,kur kishte marrë rrugën për Pērmet.Edhe Kumandarit Timon,i kendoi Goliku në Tepelenë kur zbriti nga Përmeti…. Nje makinë me xhama hapur po ushton nga zeri dhe buçima e Xhensilës -“Tërrrmet e bën ky çuni çuni”!Për kë e ka pasur kjo vajzë vallë??Ja ka vjedh Golikut idenë.qe u ngrit si Rocky Balboa nga shtrati qe para nje viti??
Me buz ne gaz e shpirt ndër dhëmbë,për një kodosh rroge, për të shprehur dashuri,apo të sëmurë nga “Sindroma e Stocholm”,të eksituarit janë nisur turravrap drejt votimeve me nje kandidat.Ne që kemi mendje më të kthjellët nën këtë zagushi fundqershori kemi vetëm një urim : Të këndoftë Zemra Golik!Ashtu si i madhi i kenges qytetare përmetare paç zën’ e mbarë për Kumandarin.Vaskë Curri ia “këndoi “gjeneralit.I zgjati gjeneral-lleku 7 ditë Rrapushit pas asaj estrade.Zoti e di se sa do i zgjasë Timonierit te Madh,këtu në këtë vend shkemb graniti buzë Adriatikut