Zgjedhjet, Arta Marku në unison me Ramën: Prokurorët në gatishmëri, hetim çdo rasti

0

Kryeprokurorja Arta Marku ka firmosur udhëzimin për prokurorët, për periudhën para dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në udhëzimin e firmosur nga kryeprokurorja Marku thuhet se do të hetohen dhe ndiqen penalisht me përparësi dhe efikasitet të gjithë ata persona që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, si dhe kryejnë vepra penale që dëmtojnë procesin zgjedhor.

Gjithashtu, udhëzimi sqaron se do të ketë një bashkëpunim mes prokurorive të të gjitha qarqeve dhe policive përkatëse, si dhe me agjencitë e zbatimit të ligjit e shërbimet inteligjente, për të marrë dijeni menjëherë për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik.

Gjatë periudhës së zgjedhjeve, do të jenë në gatishmëri nga ora 07:00 deri në 22:00 dhe do të kenë komunikim të vazhdueshëm me sallën operative të policisë.

Ky udhëzim i Prokurorisë së Përgjithshme vjen pak ditë pas ndryshimeve në Kodin Penal të miratuara nga mazhoranca, që parashikonin ndëshkim deri në bllokim të lëvizjes jashtë shtetit për ata persona që kryejnë krime zgjedhore.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author