Meta: Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, truk dhe shantazh i mazhorancës. Zgjedhje nuk do ketë

0

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot para medias se vendimi i djeshëm i Kolegjit Zgjedhor lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor është një truk i mazhorancës, një truk procedural i ndërmarrë në kushtet e presionit dhe shantazhit ë mazhorancës.   

Presidenti Meta tha se dekreti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, qe një “ vendimmarrje që synonte veç të tjerave t’u krijonte palëve një mundësi për të dialoguar. Në veçanti kjo iniciativë synonte të ndihmonte përpjekjet e zgjidhjes.

Në mënyrën më zhgënjyese, Kuvendi miratoi një rezolutë parlamentare në të cilën i bënte thirrje institucioneve shtetërore të mos zbatonin dekretin e Presidenti.

Ditën e djeshme në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua kërkesa e një partie politike. Kolegji vendosi pro këtyre zgjedhjeve imagjinare.

Por, sqaroj, se vendimi i Kolegjit ka të bëjë vetëm me marrëdhënien e kësaj partie në KQZ, aleatës së PS, që kanë ndër mend të zhvillojnë zgjedhje imagjinare.

Sqarojmë se Kolegji nuk ka tagër të shqyrtojë dekretin e Presidentit.  Institucioni i Presidentit nuk është thirrur nga ky institucion

Në zbatim të neneve të Kodit Zgjedhor, vendimi djeshëm i Kolegjit ka efekt vetëm kundrejt palëve në proces dhe çfarë është vendosur midis tyre: midis organizatës socialiste të Kolegjit dhe aleates së PS.

Është një truk procedural për të justifikuar vendimin e organizatës socialiste në Kolegj dhe për të anatemuar vendimin e Kreut të shtetit por nuk e prek vlefshmërinë e dekretit të presidentit.

Ky truk është ndërmarrë në kushtet e presionit dhe shantazhit të mazhorancës. Jemi në një situatë paradoksale, ku mazhoranca dhe organizata socialiste në KQZ po vijojnë një proces zgjedhjesh që nuk ekzistojnë.

Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë dekretin e Presidentit të Republikës.

Presidenti i bën thirrje mazhorancës të tërhiqet nga paligjshmëria. Si president i Republikës i kujtoj se kanë përgjegjësi. E vetmja zgjidhje e krizës është dialogu politik.”

Z. President, asnjë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe ambasadorët nuk janë shprehur kundër 30 qershorit; përkundrazi, ata bëjnë thirrje që zgjedhjet të zhvillohen dhe të respektohet e drejta e shqiptarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e pushtetit lokal.

Presidenti: Unë nuk hyj tek ata politikanë që flasin në emër të ambasadave, në emër të ndërkombëtarëve dhe që fshihen pas tyre. Në Republikën e Shqipërisë, i vetmi institucion që vendos për datën e zgjedhjeve është Presidenti i Republikës.

Unë nuk kam anuluar zgjedhje as në Itali, as në Amerikë dhe as në Kinë. Kam anuluar zgjedhje në Shqipëri për shkak të një krize shumë të rëndë politike, të cilën besoj se e keni vënë re prej muajsh me qëllim normalizimin e situatës në vend dhe për të gjetur rrugën dhe datën për zgjedhje gjithëpërfshirëse.

Mos prisni nga asnjë ambasador t’u thotë këtë që po ju them unë, se edhe sikur të bëheshin zgjedhje, që nuk ekzistojnë më ligjërisht të 30 qershorit, pa opozitën, edhe sikur i gjithë populli opozitar që s’do të merrte pjesë, të dilte e të duartrokiste ata që do të shkonin të votonin pa kandidatë alternativë, e ardhmja evropiane e Shqipërisë dhe çelja e negociatave do të kishte një të ardhme të paditur për një kohë shumë të gjatë. Sepse, më duket e kam sqaruar vazhdimisht, që zgjedhje të tilla nuk përfaqësojnë asnjë standard  minimal të kritereve të Kopenhagenit dhe jo vetëm kaq, por Shqipëria edhe do të dënohej nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut siç ka ndodhure dhe më shumë vende të tjera.

Besoj se jam shumë i qartë: Nuk kam anuluar zgjedhjet në asnjë vend, në asnjë ambasadë, në asnjë fondacion. Kam anuluar zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë para të gjithë shqiptarëve, këtu .

Besoj se të gjithë e kanë pasur të qartë, kam bërë përpjekje të vazhdueshme për dialog midis të dyja palëve; kam paralajmëruar më 24 maj që jam i gatshëm për t’i shërbyer dialogut për të rishikuar datën e zgjedhjeve; i keni parë reagimet si kanë qenë, e kam krijuar këtë mundësi, por zgjedhje më 30 qershor ligjërisht nuk ka dhe nuk do të ketë.  

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author