Presidenti Ilir Meta refuzon Ulsiun dhe Ralfin.

Komisioni i Ligjeve është mbledhur paraditen e sotme për të shqyrtuar kërkesën e 55 deputetëve të maxhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Meta nuk është paraqitur sot në komision, ndërsa Ulsi Manja tha se kreu i Shtetit i ka kthyer përgjigje Komisionit të Ligjeve me shkrim dhe nuk e çmon të nevojshme të paraqitet para komisionit.

Gjatë diskutimeve ka pasur debat mes deputetëve Spartak Braho dhe Ralf Gjoni.

Braho tha se presidenti ka shkelur rëndë Kushetutën dhe duke debatuar me Ralf Gjonin tha se do ndërhynte për ta bërë anëtar të komisionit hetimor për shkarkimin e Metës.