VIDEO/ Ministri kap prej fyti aktivisten dhe e përzë me dhunë…

Ministri i Jashtëm i Britanisë, Mark Field është filmuar u duke nxjerrë jashtë me dhunë nga një mbledhje një aktiviste të ‘Greenpeace’, që protestonte për ndryshimin e klimës.

Në videon e publikuar nga ‘Daily Mail’, Fiel shihet teksa kap prej fyti aktivisten dhe përzë me dhunë nga një darkë në Londër.

Shihet që ministri e shtyn aktivisten, duke e përplasur tek një shtyllë.

Për të justifikuar veprimin e tij, Field tha se e kishte bërë për t’ju përgjigjur shkeljes së sigurie, pasi kishte pasur frikë se protestuesit mund të kishin qenë të armatosur.