PËRPLASJET NË KZAZ, BRAÇE: SULM NGA GRUPET KRIMINALE, DËMET TË RIKUPERUESHME

Aktualitet

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ja folur në lidhje me përplasjet e djeshme në disa prej KZAZ-ve në vend.

Sipas Braçes nuk ka pasur përplasje por sulme nga grupe kriminale për të ndaluar procesin zgjedhor.

‘Kemi dy gjëra, së pari nuk ka përplasje, ka sulme mbi institucionet zgjedhore, publike dhe mbi policinë e shtetit.

Nuk ka qenë policia e shtetit që është përplasur po kanë qenë grupe kriminale të policive bashkiake të cilat kanë përdorur mjete të dhunshme për të penguar procesin elektoral. Që t’i vëmë pikat mbi ‘i’ si në rastin e përgjimeve e në rastin e këtij elementi tjetër. Janë djegur materiale zgjedhore, por janë djegur materiale që janë të rikuperueshme lehtësisht.

Fletët e votimit, vula, boja nuk janë cënuar.

Të gjithë këta që kanë sulmuar do të trajtohen sipas kodit penal dhe do të marrin atë që i takon.

Në datën 30 qershor do të ketë proces shumë të qetë në çdo cep të Shqipërisë’, u shpreh Braçe.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?