Musa Ulqini/ Këto përgjime po keqpërdoren. Meta i hedh benzinë zjarrit.

Deputeti i PS, Musa Ulqini ka komentuar përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild. Në një prononcim për mediat jashtë Parlamentit, Ulqini u shpreh se këto përgjime po keqpërdoren.

Deputeti është ndalur më tej tek zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa thekson se duhet të bëhen përndryshe në vend do të krijohet destabilitet.

“Unë po i ftoj qyetarët shqiptarë që po keqpërdoren. Duhet të vijnë dhe të votojnë me 30 se cdo tejkaim i datës 30 instalohet një precedent. Do krijohet një destabilitet që nuk do i gjendet fundi. Në mënyrë kategorike mendoj se cdo njeri që keqpërdor procesin do ndëshkohet. Analistët dhe gazetarët të cilët në studio vetëm për shtuar shikushmëri përfitojnë nga tensionet”, ka thëhë ai.

Ulqini ka sulmuar më tej edhe presidentin Ilir Meta, ku është shprehur se në vend të që të bëjë detyrën i hedh benzinë zjarrit.

“Në këtë moment të gjithë kanë përgjegjësi, duhet të tregohen të drejtë dhe të mos bëjnë gjëra si kjo e Ilir Metës. Në vend që të bëjë detyrën si president, të ulë gjakrat, i hedh benzinë tensionit në Shqipëri”, përfundoi deputeti.