AktualitetPolitike

Negociatat në tetor, reagon Rama: “Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave.

Këshilli i BE vendosi të shtyjë për në tetor vendimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar edhe Kryeministri Rama. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama e konsideron një lajm shumë pozitiv vendimin e sotëm. Ai thekson se pavarësisht tentativave për të bllokuar rrugën europiane, Shqipëria po reziston.

“Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave. Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes, që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës, për të bllokuar negociatat me sharje, kërcënime, molotovë e përgjime baltosëse, Shqipëria po reziston.

Ministrat e Jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30qershor”, shkruan Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?