LEZHË/ FORCA TË SHUMTA RRETHOJNË KZAZ-NË, SKADON ULTIMATUMI I KRYEBASHKIAKUT
Ka përfunduar afati i ultimatumit të vendosur nga kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj për lirimin e ambjenteve të KZAZ-ve.
Mësohet se forca të shumta janë vendosur në 2 KZAZ për t’i mbrojtur ato, ndërkohë bashkia e Lezhës ende nuk ka ndërhyrë ashtu siç paralajmëroi.
Frrokaj është shprehur i vendosur të zbatojë dekretin e presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e zgjedhjeve, ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e cilëson këtë si jo kompetencë të tyre dhe aktin Metës si inekzistent.
Frrokaj i vendosi ultimatum KQZ-së duke i kërkuar lirimin vullnetarisht të ambienteve të shkollës ‘Besëlidhja’ dhe heqjen e afishimit të listave të zgjedhësve.
Kryetari i bashkisë kërcënoi se do të ndërhyhet komfort ligjit nëse nuk do largohen deri në orën 16:00 të ditës së sotme.
Kujtojmë se ky aksion është shoqëruar me përplasje të forta prej dy ditësh mes punonjësve të bashkisë dhe Policisë së Shtetit të Shkodër.
Po ashtu përplasje janë regjistruar paraditen e sotme edhe në Tropojë.