ISH-DEPUTETI I PD KËRCËNON BALLËN: JE HASMI I FAMILJES SIME, MEZI PRES TË TAKOJ BALLË PËR BALLË

Ish-deputeti  i Partisë Demokratike, Aurel Bylykbashi doli në një konferencë për shtyp nga selia blu në Elbasan, pasi gjykata vendosi ditën e dielë detyrim paraqitje për të dhe dy ish-sekretarët në Librazhd e Përrenjas, Erlind Gurra dhe Leonard Ozuni.

Bylykbashi i është drejtuar kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës që është njëherazi dhe deputet në qarkun e Elbasanit. Ai e ka kërcënuar duke i thënë se mezi po e pret të takojë ballë për ballë dhe e ka quajtur hasmin e familjes. Sipas Bylykbashit, Balla nuk ka rrugë për të shkuar në Elbasan.

‘Taulant Balla, mezi po pres të të takoj personalisht duke të parë sy më sy dhe ballë për ballë. Ne të dy i përkasim sojit dhe racave të ndryshme. Ti sot kujton se je i fortë dhe godet pas shpine. Je hasmi im dhe i familjes sime me këtë që bëre. Ti e kupton mirë çfarë do të thotë kjo. Politikisht po të them përpiqu të gjesh një rrugë tjetër për të shkuar diku, se nuk ke rrugë tjetër që të shkosh në Elbasan’, tha Bylykbashi.

Screenshot_8.jpg

No Comments on "ISH-DEPUTETI I PD KËRCËNON BALLËN: JE HASMI I FAMILJES SIME, MEZI PRES TË TAKOJ BALLË PËR BALLË"

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *