Skandal i paprecedentë/ Sandër Lleshi takon shoqëruesin e Bashës dhe…

Sipas informacionit të bërë publik Ministri i Brendshëm ka thirrur në zyrë të premten në orën 15:00 shoqëruesin e Kryetarit të Partisë Demokratike për t’i kërkuar që të informojë zotin Basha se ‘si Ministër i Brendshëm, ai ka informacione të tërthorta dhe të besueshme mbi rrezikun që i kanoset sigurisë së kryetarit të opozitës’.

Ministri i Brendshëm e ka thelluar aktin e tij të paligjshëm dhe shantazhues, kur i ka kërkuar shoqëruesit të zotit Basha, punonjës i Gardës së republikës, që t’i kthejë përgjigje me gojë e jo me shkrim, nëse PD vlerëson  se kërkon masa shtesë sigurie.

Faktet janë bërë të ditura nga një letër zyrtare që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i ka dërguar Ministrit të Brendshëm, të cilit i kujton detyrimin ligjor që informacionet mbi rrezikun e sigurisë së kryetarit të opozitës, t’i trajtojë në rrugë institucionale, duke vënë zyrtarisht në dijeni Gardën e Republikës, si autoritetin përgjegjës.


No Comments on "Skandal i paprecedentë/ Sandër Lleshi takon shoqëruesin e Bashës dhe…"

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *