Rama/ “Ia di për nder Ilir Metës që më ka…

0

Nga Çorovoda, kryeministri i vendit, Edi Rama kërkoi votën për kandidatin e Partisë Socialiste, Adriatik Mema duke u shprehur se ajo duhet të bazohet në vepra.

Ndërsa foli për potencialet që kjo zonë ka, i pari i qeverisë gjeti rastin të falenderonte Presidentin Meta, që siç tha, e kishte prezantuar me një bukuri të madhe siç janë kanionet e Osumit.

“Ia di për nder Ilir Metës që më ka sjellë dhe më ka treguar mrekullinë e kanioneve, nuk e kisha parë ndonjëherë. E di shumë mirë çfarë potenciali ka kjo zonë, e di se sa strategjike është edhe rruga Berat-Përmet e cila duhet të përfundojë sa më parë, që të bëhet lidhja e kësaj zone, Skraparit me Përmentin, Gjirokastën e Tepelënën për të kthyer potiencialin në funksion të turizmit dhe punësimit. Këto rrugë do jenë prioritete të Bashkisë së Çorovodës në 4 vjeçarin e ardhshëm”,- tha Rama.

Fjalën e tij përpara banorëve të Çorovodës, Rama e ka mbyllur sërish me Metën. Ai thotë se tani që Presidenti i mësoi të bënte rafting, e bën një gjë të tillë pa shoqërues.

‘Më vjen shuëm mirë që bashkë me Ilirin kam bërë rafting në kanione. Por tani kam mësuar, e bëj edhe pa shoqërues”.

(m.a/BalkanWeb)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author