DY ZYRTARË PEDOFILË TË BASHKISË TIRANË NGACMOJNË SEKSUALISHT NXËNËSIT NËPËR GJIMNAZE

Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri Altin Hazizaj, bën me dije se CRCA ka njoftuar Policinë e Shtetit, Agjensinë Shtetërore për të Drejtat e Fëmijëve dhe Komisionerin për të Drejtat e Fëmijëve, në lidhje me 2 zyrtare të Bashkisë Tiranë, për dyshimin se kanë ngacmuar seksualisht fëmijë në gjimnaze të Tiranës.

‘CRCA Shqipëri ka kërkuar hetim të menjëhershëm të dy zyrtareve të lartë të Bashkisë Tiranë dhe të kujtdo tjetër që mund të ketë patur dijeni për ngjarjen dhe nuk beri asgjë për të ndaluar ngacmimet seksuale të vajzave dhe djemve gjimnazistë të Tiranës’, shkruan Hazizaj në postimin e  tij.

Postimi i plotë:

Sot CRCA Shqiperi ka njoftuar Policine e Shtetit, Agjensine Shteterore per te Drejtat e Femijeve dhe Komisionerin per te Drejtat e Femijeve, ne lidhje me 2 zyrtare te Bashkise Tirane, per dyshimin se kane ngacmuar seksualisht femije ne gjimnaze te Tiranes! Aq i tmerrshem ishte bere njeri prej tyre sa femijet i kishin ngjitur nofken: Fili-Pedofili!

CRCA Shqiperi ka kerkuar hetim te menjehershme te dy zyrtareve te larte te Bashkise Tirane dhe te kujtdo tjeter qe mund te kete patur dijeni per ngjarjen dhe nuk beri asgje per te ndaluar ngacmimet seksuale te vajzave dhe djemve gjimnaziste te Tiranes!

Eshte e tmerrshme te mendosh qe e dergon vajzen apo djalin ne shkolle dhe te vjen nje grabitqar seksual i veshur me petkun e nje zyrtari te kontrolluar nga Bashkia nese eshte pedofil apo jo dhe nderkohe Bashkia nuk ka asnje kod sjelljeje per mbrojtjen e femijeve nga dhuna apo per t’i mbrojtur femijet pikerisht nga monstra te tilla!

PRINDER urgjent kerkoni llogari prane Bashkise Tirane se pse ka vendosur nje grabitqar seksual ne kontakt me femijet tuaj!