Dako vazhdon i qetë fushatën me ministrat e Ramës.
Pak ditë pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane Bild, ku ishte i përfshirë kryebashkiaku i Durrësit me anëtarë të bandës Avdylaj, sot Vangjush Dako është shfaqur në krah të ministres së Shëndetësisë në nje inspektim në qytetin bregdetar.
Bashke me ministren Manastirliu dhe kryebashkiakun Dako, ka qene edhe kandidatja e PS-se për këtë bashki, ne zgjedhjet e 30 qershorit, Valbona Sako.
Ata inspektuan qendrën e posaçme të hapur për sezonin veror në zonën e Currilave, e cila është një nga 4 qendrat verore 24 orëshe të hapura në Durrës.
Theksojmë se pas publikimit te përgjimeve, i ftuar në emisionin “Opinion”, Dako pranoi se e ka takuar Astrit Avdylajn, por nënvizon se e ka takuar si shumë njerëz të tjerë në qytet.