Agron Duka, Dakos: Fundin e ke shumë afër!

Agron Duka ia kthen reston Vangjush Dakos. Kryetari i Bashkisë Durrës Vangjush Dako i kapur në përgjime duke manipuluar votat me Avdylajn në Durrës në zgjedhjet elektorale të vitit 2017, për të mbrojtur veten ka përmendur disa herë emrin e Agron Dukës sipas tij edhe ky i implikuar në shitblerjen e votave me Abdylajt.

Një një postim në profilin e tij në facebook, Duka i ka postuar një akullore të përmbysur Gjushit, ndërsa më poshtë i shkruan

“Kush je ti dhe çfarë të kanë bërë ata ty (fizikisht dhe moralisht) e di unë, e di Durrësi dhe tani e di gjithë Shqipëria. Megjithatë mos u bëj merak, fundi është afër dhe është më i ëmbël se tmerri pa fund që ke përjetuar këto kohë!”, shkruan Duka.
Image