Prokuroria e Tiranës nis hetimet për personat që i dhanë “Bild” përgjimet e mafiozëve që blinin vota

Opinioni publik, është tronditur nga disa përgjime të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, ku Vangjush Dako dhe persona të tjerë bisedojnë me anëtarin e bandës Avdylaj në Shijak, për blerjen e votave.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë ka nisur hetimet në lidhje me të dhënat e publikuara mediatikisht, për çështje të hetuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Njoftimi

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor , Tirane ka nisur hetimet ne lidhje me te dhenat e publikuara mediatikisht, per ceshtje te hetuar nga Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda. Hetimet e filluara kryesisht synojne te nxjerrin ne pah, arsyet e publikimit ne menyre te paligjshme te ketyre pergjimeve qe i perkasin ceshtjes nr 339. Prokuroria do ndjeke me vemendje rastin duke kryer veprime konkrete per zbardhjen e ceshtjes.