“Më sillni ca kokoshka”, Edi Rama nis sulmet ndaj gazetarit të Bild

Aktualitet

Duket se kryeministri Edi Rama nuk e ka kaluar lehtë publikimin e materialeve të përgjimeve, ku përfshiheshin zyrtarë të lartë të PS-së, nga gazetari Peter Tiede në gazetën gjermane Bild, dhe ka nisur sulmet ndaj tij.

Në një status të pak minutave më parë Tiede shkruan se Rama ka nisur ta sulmojë nëpërmjet RT që transmeton lajme në Gjermani. Ai e ka quajtur kryeministrin një njeri të dëshpëruar, i cili përdor propagandën e medias së Kremlinit.

“Kokoshka! Edi Rama tani po përhap mesazhe troll nga RT gjermane për mua… propagandë e Kremlinit – Sa i dëshpëruar duhet të jesh?”, shkruan Tiede në reagimin e tij.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama derimë tani nuk ka bërë asnjë koment për audiopërgjimet e publikuara nga Bild, dhe është mjaftuar vetëm me deklaratën e Ulsi Manjës, i cili kërkoi hetim të menjëhershëm për personat që kanë nxjerrë sekretin, pavarësisht të vërtetave të fortë që dëgjohen në audiopërgjime.

Më herët Tiede ka pasur një reagim dhe për vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që iu ndalon mediave që të transmetojnë materialet e audiopërgjimeve. Gazetari gjerman iu ka sqaruar prokurorëve dhe Kushtetutën, ku liria e medias është e sanksionuar në mënyrë të qartë.

“Shqipëria dëshiron të ndalojë mbulimin e përgjimeve. Dhe kështu shkel nenin 22 të Kushtetutës Shqiptare.

Neni 22

1. Liria e shprehjes është e garantuar.

2. Liria e shtypit, radios dhe televizionit janë të garantuara.

3. Ndalohet censura paraprake e një mjeti të komunikimit.

4. Ligji mund të kërkojë dhënien e autorizimit për funksionimin e stacioneve radiotelevizive.

Neni 23 1. E drejta e informimit është e garantuar.

2. Secili ka të drejtën, në përputhje me ligjin, të marrë informacion në lidhje me veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore.

3. Secilit i jepet mundësia të ndjekë mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive. Kushtetuta flet vetë…”,shkruante Tiede.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?