Maliqi ndërron mëndje/ Të shpërndahet Parlamenti dhe protesta të fuqishme.

Deputeti Lefter Maliqi i cili u fut në Kuvend pas largimit të opozitës, ka bërë sot thirrje për shpërndarjen e Parlamentit.

Këtët deklaratë Maliqi e mbështet duke iu referuar përgjimeve të publikuara dje nga gazeta gjermane Bild.

Sipas tij çdo institucion ka rënë, ndërsa duhet të shpallen zgjedhje të parakohshme. Po ashtu ai bën thirrje edhe për protesta.

Komenti i Maliqit:

Parlamenti duhet të shperndahet.Vendi te kalojë në zgjedhje të parakohshme.Pergjimi i shitblerjeve të votave,nderhyrja e grupeve kriminale tregon se deputetet,drejtoret,kryetaret e Bashkive etj zgjidhen ,vendosen dhe emerohen nga krimi.Cdo institucion ka rënë.Jemi në dorë të krimit,paaftëve,servilëve,oligarkëve.Shkaku është sistemi i kalbur elektoral,korrupsioni dhe krimi i organizuar.E ardhmja e vendit eshte ne rrezik,jemi të pasigurt nën kthetrat e krimit.Shqiptarët të marin në dorë o sot o kurrë fatet e vendit. Protesto fuqishëm kunder krimit të organizuar mos u ndal për drejtësi,per vot të lire,per të ardhmen e sigurt.