LLESHAJ PËR DW: PUBLIKIMI I VIDEOS NË GAZETËN ‘BILD’ NUK PRISH IMAZHIN E SHQIPËRISË

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për publikimin e përgjimeve nga gazeta gjermane ‘Bild’ ditën e djeshme.

Lleshaj në një intervistë për Deutsche Welle është shprehur se publikimi i përgjimeve nuk dëmton imazhin e Shqipërisë.

“Unë nuk besoj se një publikim i tillë prish imazhin e Shqipërisë. Besoj se çështja duhet të merret me qetësinë e duhur sepse bëhet fjalë për një çështje që është në proces hetimor. Kjo është thjesht një rrjedhje pa autorizim nga një proces hetimor në zhvillim. Duhet të presim fundin. Nuk duhet të kërcejmë te konkluzionet shumë herët sepse besoj se i bëjmë keq procesit. Unë mendoj se ajo që është publikuar në mediat gjermane është pjesë e një dosje hetimore që po zhvillohet. Përgjimet nuk janë prova, janë indicie që të çojnë te provat”, ka thënë Lleshaj.