Ylsi Manja: Bild prishi hetimet. Po kërkon destabilizimin e Shqipërisë

Partia Socialiste ka reaguar sot zyrtarisht për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane, “BILD” ku tregohet sesi qeveria ble votat me bandat e krimit.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ylsi Manja, në një deklaratë të paprecedentë akuzoi gazetën “Bild” për prishje të hetimeve të dosjes së Durrësit.

Ai u shpreh se mediat po ndikojnë në destabilizimin e vendit. Manja i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë rrjedhjen e informacionit dhe autorët të mbajnë përgjegjësi.

Kjo deklaratë do të thotë që Partia Socialiste të nisë procedura hetimore për gazetën më të madhe në Gjermani dhe një nga më të mëdhatë në Europë.

Gazeta “Bild”, është autoritet dhe pushtet në Gjermani. Ajo ka ndikim të madh në politikën gjermane. Ka 1.5 milionë kopje fizike të shitura ne dite, ndërsa online lexohet nga 25 milionë vete. Është gazeta me e shitur në Evrope. Deri tani kush i është kundërvënë, e ka paguar me largim dhe shkatërrim të karrierës.