Gjëndje e rënduar/ Rama sot në Korçë mezi lëviz këmbët. VIDEO

0

Kryeministri Edi Rama është shfaqur për herë të parë sot pas publikimit të audiopërgjimeve të Bild, që zbulojnë skemën mafioze të lidhjes së grupit të Avdylajve me Bashkinë e Durrësit dhe të Shijakut.

Rama ka qenë sot në Korçë, pesë ditë pas tërmetit që la të pastrehë qindra banorë, të cilët janë lënë në çadra, në gjendje të mjerueshme. Rama duket se nuk ka qenë fort mirë me shëndetin, dhe shfaqet duke çaluar teksa zbret nga makina.

Banorët që gjenden në çadrat e Flloqit janë shprehur sot se nuk kanë marrë ndihmën mjekësore, dhe ambulancat nuk kanë shkuar për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Qindra banorë që janë strehuar prej 5 ditësh në çadra kërkojnë që për ta të merren masa urgjente për shkak se kanë shfaqur dhe problem shëndetësore, për shkak të të ftohtit dhe kushteve të këqija.

Ndërkohë që qeveria shqiptare pavarësisht kërkesave të banorëve, nuk ka dhënë asnjë zgjidhje alternative përveç akomodimit në çadra.

(E.K/Faxweb.al)

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author