Deputetët socialistë i sulen Arta Markut, Xhafaj: “Prokuroria të informojë publikun jo thashethemet e pazarit” për daljen e sekretit hetimor.

Publikimi i përgjimeve nga gazeta gjermane Bild ditën e sotme ka ngjallur debat mes deputetëve socialistë në Komisionin e Ligjeve.

Në përgjime janë të përfshirë zyrtarë socialistë si dhe kreu i bandës së Shijakut, Astrit Avdylaj.

Mësohet se ish ministri Fatmir Xhafaj dhe deputeti Bashkim Fino kanë ngritur shqetësimin për daljen e sekretit hetimor.

“Prokuroria të informojë publikun jo thashethemet e pazarit”, ka thënë Xhafaj.

Ndërsa Fino ka bërë kërkesë për futjen e çështjes në rezolutën për Arta Markun