Dako braktis bashkinë, ujësjellësi kërcënon mediat

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako nuk ka pranuar të komentojë përgjimet e reja që kanë dalë ditën e sotme nga media gjermane “Bild”.

Këtë të mërkurë Dako nuk është paraqitur në ambientet e bashkisë që ai drejton prej rreth 12 vitesh apo 3 mandate.

DOSJA E PLOTË/ Bild publikon bisedat e reja mes Avdylit dhe Dakos

Ndërkohë, ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Durrës, në një reagim për mediat, tha se personi që figuron në përgjime, Ivo Doçi, nuk ka qenë ndonjëherë drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës dhe as është aktualisht.

Siç mësohet Doçi ka qenë përgjegjës i repartit të Ujësjellës Kanalizimeve në Shijak në momentin që zëri i tij del në përgjime, një detyrë që vazhdon të mbajë edhe sot.

Reagimi:

Kolege pershendetje! Ju lutem beni kete saktesim prane redaksive qe kane bere botimin e lajmit ne lidhje me pergjimet: Ujesjelles Kanalizime Durres sqaron se shtetasi i permendur ne lidhje me pergjime te mundshme qe perbejne veper penale, Ivo Doçi, nuk ka qene asnjehere drejtor i Ujesjelles Kanalizime Durres dhe as eshte aktualisht. Ju lutemi redaksive qe e kane botuar lajmin te bejne saktesimet e duhura, ne te kundert do te perballen me padi per shpifje. Ju faleminderit!/ Opinion.al