Jep dorëheqjen kryeministri grek Alexis Tsipras

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Kreu i qeverisë greke ka bërë thirrje për zgjedhje të parakoshme, pas disfatës së tij në zgjedhjet europiane. Lajmi bëhet i ditur nga greke Ekathimerini.

Tsipras tha nga zyrat e partisë SYRIZA: “Rezultati nuk ishte ai që prisnim, ndaj  nuk do ta injoroj atë rezultat”, shkruan.

Mandati i qeverisë skadon në tetor dhe zyrtarët qeveritarë këmbëngulën që zgjedhjet të mbaheshin në fund të mandatit, por Tsipras duket se është i bindur për zgjedhje të parakohshme.

Tsipras tha se do të takojë presidentin grek për të kërkuar shpërndarjen e parlamentit pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe rajonale më 2 qershor.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author