Braçe ngre tonet: Organizatorët e trazirave do shkojnë në burg

0

Zv.kryeministri Erion Braçe shprehet se nëse në 30 qershor do tentohet të prishen zgjedhjet, organizatorët e trazirave do të shkojnë në burg.

I ftuar në Mbrëmje ABC, përballë gazetares Mirela Milori, Braçe tha se mazhoranca është e hapur që ti ofrojë opozitës çdo zgjedhje që ajo do, por vetëm shtyrjen e zgjedhjeve dhe mandatin e popullit nuk i pranon.

Mirela Milori: Çdo 20 vjet do të kemi këtë situatë përplasjesh?

Erion Braçe: Zoti Berisha është faktori kyç që ka marrë rininë tonë dhe po merr të fëmijëve tanë. Ne po rrimë këtu ndërsa ai ishte me snajperë ku vrau 4 njerëz.

Mirela Milori: Në 30 qershor çfarë do ndodhë?

Erion Braçe: Do zhvillohen zgjedhjet.

Mirela Milori: Pala tjetër thonë se jo.

Erion Braçe: Qytetarët e republikës tonë duan të shkojnë të votojnë.

Mirela Milori: Si do e zgjidhni?

Erion Braçe: Do zbatojmë ligjin nga a te zh.

Mirela Milori: Do prishin zgjedhjet, si do veproni do burgosni 10 mijë vetë?

Erion Braçe: Janë ca njerëz dhe jo 10 mijë vetë. Keni parë ndonjë ish-deputet nga ata të hedhin molotov? Do shkojnë në burg përfshirë organizatorët.

Mirela Milori: Gjeni hapësira dialogu në këtë situatë?

Erion Braçe: Në letër të bardhë të shkruajnë si i duan zgjedhjet, ta shkruajnë si ta duan dhe ne jemi dakord. 2 gjëra nuk negociojmë, mandatin nga populli dhe zgjedhjet ne 30 qershor,ta shkruajnë të zezën mbi të bardhë dhe ne jemi dakord.

Mirela Milori: Në këtë situatë, ka përplasje civile thotë pala tjetër?

Erion Braçe: Nuk ka përplasje, ka vetëm ca njerëz që nuk duan veten e tyre.

Mirela Milori: Nëse këto zgjedhje do zhvillohen do jenë monopartike,

Erion Braçe: Kush tha se janë monopartiake, kjo është çështje e qytetarëve. Na votojnë kundra apo na votojnë pro është çështje e tyre.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author