PRIJA E NARGJILES ËSHTË SHUM֝Ë E DËMSHME
Të gjithë ata që pijnë nargjile besojnë se është më pak i dëmshëm se duhani dhe kjo është arsyeja e shumë adhuruesve të tij.
Sipas klinikës ‘Mayo’ që është eksperte në kurimin e varësisë ndaj duhanit në Amerikë, pirja e nargjiles mund të konsiderohet po aq e dëmshme sa pirja e duhanit.
Tymi i nargliles ka të njëjta kimikate si tymi i duhanit dhe uji në brendësi të nargjiles shumë herë shfaq mikrobe e baktere të cilat kalojnë përmes tymit. Gjithashtu pirja e nargjiles sjell në trup dioksit karboni dhe metale të rënda të cilat mund të shkaktojnë kancer në gjuhë apo në mushkri.
Ekspertët thonë që edhe pse nargjilja nuk ka nikotinë mund të bëhet varësi për përdoruesit pasi ka lëndë narkotike të ngjashme me nikotinën. Se fundi nargjilet shumë herë nuk ruhen në vende të përshatshme dhe nuk pastrohen pas përdorimit. Kështu mund të përhapen shumë sëmundje midis përdoruesve