Ministri i fundit komunist zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave.

Aktualitet

Skënder Gjinushi është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave.

Në votim kanë marrë pjesë 43 votues, 32 ishin të pranishëm fizikisht, ndërsa 11 votuan me postë.

Gjatë numërimit rezultuan 35 vota pro dhe 6 kundër zgjedhjes së Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

Ndërkohë Salavator Bushati, ka marrë 35 vota pro dhe është zgjedhur sekretar i Akademisë. Vasil Tole me 35 vota pro është zgjedhur nënkryetar i Akademisë.

I vetmi që nuk votoi ishte akademiku Artan Fuga. 

Fuga tha se sot është një ditë e zezë për shkencën dhe arsimin në Shqipëri.

‘Unë refuzoj ta pranoj puçin institucional, krimin elektoral, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe nuk e njoh rezultatin e farsës zgjedhore të 24 majit 2019, si edhe kryesinë e kryetarin e dalë që andej’, u shpreh Fuga

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?