Rama për studentët: Pakti, premtim i mbajtur. (Video)

0

Sot, studentët e nga të gjitha universitetet e vendit kanë paralajmëruar rikthimin e protestave para Ministrisë së Arsimit, për shkak se “Pakti për Universitetin” nuk është përmbushur ashtu siç është premtuar.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama në postimin e mëngjesit në rrjetet sociale publikon një video, ku sipas tij janë mbajtur të gjitha premtimet ndaj të studentëve, pas protestave të dhjetorit.

“Mirëmëngjes me këtë video-informacion mbi angazhimet e mbajtura në kuadër të Paktit për Universitetin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri në postimin e këtij mëngjesi, shoqëruar edhe me këtë video si më poshtë:

Protestat e studentëve nisën masivisht në dhjetor të 2018-ës, fillimisht kundër një tarife të re për riprovimet, për të vijuar më pas me kërkesa të tjera për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe konvikteve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author