“Më fal shpirti im”-Poezi nga Mimoza Rexhvelaj.
Sinfonia e stinës
Rashë në gjurmët magjike të ëndrrës,
Mbi borë ajo kishte lënë vetvetën.
Dhe një copë buzëqeshje
Arnuar me grimca heshtjeje.
Më tej, një pikë e ngrohtë loti
Kishte ngrirë e bërë kallkan
Hëna e shkujdesur shihej mbi të
E vetja, i dukej zanë.
Dëgjoheshin kërcitjet enigmatike
Të hapave të bardhë të natës
Sikur përcillnin përtueshëm
Tingujt e një sinfonie pambarim,
të stinës që ngjajnë,
me rritmin e rrahjeve të zemrës time.
Duart e mamës
Duart e mamës janë ma të buta
Se krahët e engjullit në librat e shejt
Sytë e saj si drita e xhenetit
Botën mbarë e mbushin me jetë.
Fjalët e mamës janë si mjalti
Nga lulet me të rralla në planet
Veç në krahet e saj, ti beson
Se dashnia e pastër kurrë,nuk vdes.
Te dua në pafundesi…
Diell i ren pingul mbi koke…
kam ftohte…..
Sy qe depertojne mes mira syshe…
te gjejne pertej heshtjes..
Ku struket vetmia….
braktise….
Te dua ne pafundesi…
Është vonë
Kisha ber pakt me vete
per as nje arsye
te mos erresoj diellin ne sy.
as nje pikez
te mos bier
nga qielli im…
sa trishtim,
kur nuk mban nje premtim.
Askush se di…
se po ta dinin
nuk do te torturonin
ndjenjen deri ne ashim….
Mengjesi….
te gjen zgjuar
duke luftuar me thonje
i mjeri lot,
shume u lendua.
lekur e skuqur
e mufatur,
mavi.
Mos e fshi
eshte vone
gjurma
nuk mbulohet me boje….
Ke humbur
Ke humbur
shume ke humbur.
As ti se di,
se cfare ke humbur…
Do ta kerkosh
me kembe ne dore
por cfare ke humbur
s,do ta gjesh,
me jo….
Do te ngrish,
nga te ftohtit
do te digjesh
nga te ngrohtit
do te vyshkesh
si gjethe vjeshte
di t,i therrasesh
kthehu….shpreses.
Po askush ne kete bote
s,do ta ngrohe
zemren e ftohte.
Do t,i biesh
murit me koke….
po me kot,
cfare ke humbur
se kthen dot….
“Dashuri, ti je mekati im”
Portë e hapur.
Leshova hiret e bukurise
si shigjeta mitesh.
Drejt majave te dashurise.
Ne lendina te pa celur
Zgjidha zinxhiret e pavajosur
Dhe bulezoj si petale pa ngjyre.
……………………………………………………………………………..
Porte e hapur
Nje zjarr flakerues ndezi dashuria
syzeza qerpik njome
digjet mes flakve te lumturise.
Mes galaktikes
yll i praruar
Diell i nates mekatare
Buzet tret ne mjalte te bardhe.
Shpirti pasurohet me porta te hapura….
Jeta merr zjarr nga zjarri i pashuar
Fryna lind fryme nga fryma e saj.
Loti therret-grua.
Gjuha, fjalen- Nene.
Me frikson kjo loje
Si pupula e nje zogu
Mbi telat e kafazit
Lekundem ne krahezat e heshtjes…
Jeta kopozon e gelltit someta.
Luaj me tingujt e pafaj
dhe fajsohem pa faj.
Me frikeson kjo loje
ne tastjer te jetes.
Dua t’i rreshqas…
Sa hedh njeren kembe
tjetra calon ne krahe te saj.
Oh, kafazin e perpin xhindet
Hija derdh hije si lugat
Si pupulza e nje zogu
kuturu,qorrazi,rrotullohem
ne sqep te ajrit bosh.
Më fal shpirti im
Pa dashur kam lenduar,
driten e syve .
..nuk doja…
i fshehu lotet nen shi,
buzeqeshje e trisht
per te me then…
s,je fajtore !
nje fjal vrau si vetetim
as nje renkim…..
Me fal shpirt.
Vajzat dhe patat e egra
Njoh një grup vajzash
Dinë të këndojnë si lauresha
Dhe të vallzojnë si Ermonela Jaho,
A nuk janë sak pëllumbesha?!
Në stinët e jetës së tyre, vajzave
U pëlqejnë të shtegtojnë larg,
Ndërkohë çoj nëpër mënd patat e egra
Që lypin çdo vjeshtë një tjetër prag.
E çoj më larg hulumtimin tim absurd
Litar më duket vargoi i patave në ikje,
Dhe zemrat e vajzave nuk di pse më duken
Jele që krijojnë, çerdhë për pritje.