Në kuadër të Ditës Kombëtare të Jetimëve, kreu i shtetit bën apel që të punohet me përgjegjshmëri për këtë kategori të shoqërisë.
“Ne jemi kombi i Nënë Terezës. Humanizmi dhe solidariteti njerëzor, janë në themel të vlerave tona, me të cilat krenohemi kudo në botë.
Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve, apeli im është të punojmë e të reagojmë me përgjegjshmëri për integrimin e jetimëve, edukimin e arsimimin e tyre. Jetimët duhet të ndjejnë ngrohtësinë e shtetit dhe shoqërisë dhe të ndihen pjesë e familjes sonë të madhe”, shprehet Meta.

Foto e Strehës se Parë Vorfnore, te ngritur në Shqipëri më 28 Nëntor të vitit 1917 nën mbështetjen e Rauf Ficos, asokohe nënprefekt i Tiranës.
Total 0 Votes
0
0