Rama takim me të gjithë kryebashkiakët dhe kandidatët për kryetar bashkie.

0

Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me të gjithë  kryebashkiakët dhe kandidatët për kryetar bashkie.

Rama u shpreh i prerë se zgjedhjet do të zhvillohen me 30 qershor.

 ‘Zgjedhjet vendore do të mbahen ne 30 Qershor, kjo është fjalia që duhet të hapë e të mbyllë çdo komunikim tonin, të çdo përfaqësuesi të makinerisë sonë të pathyeshme elektorale me çdo zgjedhës.

Zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, nuk është një datë e zakonshme, është data e përcaktuar sipas Kushtetutës për të dëgjuar popullin sovran mbi vlerësimin e ofertave elektorale në 61 bashkitë e vendit’, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se kundërshtarët e tyre kryesorë që zgjodhën rrugën e disfatës  po i bëjnë qeder Shqipërisë.

‘Kundërshtarët kryesorë zgjodhen rrugën e një disfate me një qeder për Shqipërinë. Qederi do iu mbetet bashkë me turpin në derë’, tha Rama.

Gjithashtu kreu i shtetit bëri me dije se do të ketë fushatë intensive si asnjëherë më parë.

‘Në një pjesë të bashkive nuk do të ketë më shumë se një kandidat po sidoqoftë do të ketë fushatë intensive si asnjehërë më parë.

Po ashtu natyrshëm do të shpenzojmë të gjitha energjitë tona kudo ku do të kemi kandidatë të opozitës poltike apo kandidatë të pavarur.

Opozita e deridjeshme është kthyer fatkeqësisht në shëmbëlltyurën e një fantazme duke sjellë hijen e  frikës me rrëmujë, destabilizim, gjunjëzim të shtetit dhe rënie të institucionit’, u shpreh Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author