Allegri: Do iki të bëj ca pushime anës detit

Massimiliano Allegri nuk do të jetë më trajneri i skuadrës së Juventusit nga sezoni i ardhshëm.

Ai ka thënë se ka kaluar 5 vite të mrekullueshme nën drejtimin e Juventus.

Më tej, trajneri italian është shprehur se beson se ‘Zonja e Vjetër’ do ta gjej një trajner të madh për ta zëvendësuar atë.

‘Mu deshën 5 vite për të ndërtuar këtë Juventus, por kaq ishte. Jeta vazhdon’ është shprehur Allegri.

‘Tani po ik në shtëpi, pastaj do të bëjë disa pushime anash detit’ ka shtuar ai.  ‘Nuk e di kush do të më zëvendësoj. Por Juve do të zgjedhin një trajner të madh, sepse janë klub i madh’ ka thënë.’

‘Kanë qenë pesë vite të mrekullueshme. Për mua, pesë vite janë shumë’ ka thënë ndër të tjerash Allegri.

Allegri ka arritur që të fitojë titullin e Serie A me Juventus, por dështimi në Ligën e Kampionëve bëri që të shkarkohet.