TRUMP I JEP FUND LOTARISË AMERIKANE
Siç raportojnë mediat, Trump do të ndërmarrë një plan të ri për emigracionin që synon që sistemi i migrimit të ligjshëm të bazohet më shumë në një zotësi në gjuhën angleze dhe në punësim si dhe të propozojë fundin e sistemit të përzgjedhjes së rastësishme.
“Zgjedhja e rastësishme e emigranteve është kundër vlerave amerikane dhe bllokon shumë emigrantë potencial të kualifikuar që kanë shumë për të ofruar në SHBA”, tha Trump.
Ligji i ri i emigracionit, produkt kryesisht i këshilltarëve të lartë Jared Kushner dhe Stephen Miller dhe ndihmësi ekonomik Kevin Hassett, është një përpjekje për të siguruar një kornizë për republikanët.
Ndërkohë që gjasat e miratimit nga Kongresi duken të largëta, plani do t’i japë republikanëve një përshkrim që ata mund të thonë se ata favorizojnë si Trump dhe ligjvënësit të shikojnë drejt zgjedhjeve presidenciale dhe kongresore të nëntorit 2020, ku imigrimi ka të ngjarë të jetë një çështje kyçe.
Plani i Trump do të mbajë emigracionin e ligjshëm, ku do të ëlshohen n 1.1 milion karat në vit, mirëpo, do t’u jepet përparësi personave me aftësi të larta pune dhe më pak anëtarëve të familjes.