Nuk ndalet Rama/ Shkon me tuta në ceremoninë e lamtumirës të Major Klodian Tanushit

Një tjetër mungesë respekti në kufijtë e çmendurisë nga ana e Ramës. Sikurse shikohet në foto ai ka shkuar në ceremoninë e lamtumirës të Major Klodian Tanushit i veshur me tuta, ndërsa sipër ka hedhur një xhaketë.

Kemi të bëjmë me një gjendje të rënduar të Ramës, i cili vazhdon të tallet dhe të injorojë ceremoni të tilla ku ushtarakët shqiptarë japin jetën në shërbim të vendit në operacionet e NATO-s. A mund të imagjinohet një Kryeministër tjetër i një vendi europian të mund të shkonte I veshur me tuta në ceremoni të tilla?

Majori Klodian Tanushi u përcoll sot për në banesën e fundit, tek “Varrezat e Dëshmorëve” ndërsa komandanti i togës ka bërë apelin e fundit për Klodian Tanushin.

Të pranishmit mbajtën 1 minutë heshtje për “Dëshmorin e Kombit” në këtë ditë zie pas tragjedisë së Camp Adazit në Letoni në 6 maj ku gjetën vdekjen 2 anëtarë të FARSH-së.

Të afërm e kolegë përcollën mikun dhe birin e tyre, ndërsa apeli i fundit për major Tanushin ishte pa përgjigje.
Apeli i fundit:
Komandanti: Major Tanushi, major Klodian Tanushi.
Ushtari: Zoti komandant, Klodian Tanushi, nuk është këtu.

Komandanti: Ku është major Klodian Tanushi?
Ushtari: Major Klodian Tanushi vdiq.
Komandanti: Si vdiq ai?
Ushtari: Ai vdiq në krye të detyrës, në mbrojtje të vendit dhe të atdheut në Letoni.
Komandanti: Mund të largoheni. Apeli i fundit mbaroi. Ju lutem një minutë heshtje.