Sport

Melisa Bramka/ Mundja, ky sport luftarak, qëllimi i të cilit është që kundërshtari i mundur të pranojë “Tuç”-in.

Fusha e sportit është po aq e madhe sa edhe e bukur, por ajo ç’ka i bën sportet interesante, mbetet gjithmonë “lufta” mes dy kundështarëve. Një sport i tillë është edhe mundja. Një sport luftarak, qëllimi i të cilit është që kundërshtari i mundur të pranojë shtrirjen me shpatulla pas tapetit, i njohur në gjuhën sportive si “tuç’’.

Disiplina e mundjes ka rregulla sportive specifike, të cilat kontrollohen nga një gjyqtar sportiv. Ky sport antik, i cili që në hershmërinë e tij është konsideruar mashkullor në çdo perceptim të tijin, vjen i modernizuar duke sjellë për herë të parë në tapetin blu dhe të kuq sportistet femra në stilin e lirë. Ashtu si në gjithë botën, ku fjala “femër” për herë të parë u përmend në WWE (World Wrestling Entertainment) në vitin 1980 me Mary Lillian Ellison edhe në Shqipëri, mundja ka mbështetur mundëset e reja, të zbresin në tapet vitin që lamë pas (2018).

Ekipi kombëtar shqiptar u përfaqësua së fundi me gjashtë sportiste femra në Kampionatin e kupës së Shqipërisë “Muhamet Malo”, të zhvilluar në parkun olimpik “Feti Borova” në Tiranë, nga të cilat të gjashta u vlerësuan me medalje të vendit të parë dhe të dytë. • Marina dhe Mariza Jaku (40 kg), vendi i parë • Tea Sulo (58kg), vendi i dytë • Anxhela Imeraj (59kg), vendi i parë • Xhenisa Mehmeti (75kg), vendi i parë • Melisa Bramka (75kg), vendi i dytë Por, kjo nuk është hera e parë që këto vajza thyejnë tabu dhe sfidojnë vetveten në këtë disiplinë sportive.

Me plot emocion, entuziazëm dhe duartrokitje, u prit debutimi i vajzave shqiptare Tea Sulo në kategorinë 57kg dhe Anxhela Imeraj në kategorinë 59 kg në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, në kuadër të Kampionatit Ballkanik të Mundjes për të rinj 2018. Pavarësisht përballjes me kundërshtarë shumë të fortë të nivelit olimpik nga Turqia, vajzat e ekipit kombëtar, ia dolën të zhvillojnë me sukses ndeshjet e tyre të para zyrtare, duke u kurorëzuar me medalje bronxi. Ekipi u rendit gjithashtu i dyti në klasifikim, i ndjekur nga Greqia në vend të 3-të. Në një prezantim të shkurtër, trajneri i kombëtares shqiptare së mundjes për femra Altin Kurti shprehet : “Kam stërvitur mundës të të gjitha moshave, duke qenë se edhe karrierën si trajner e kam nisur në moshë fare të re me ndihmën e trajnerit tim Fuat Brahaj. Atëherë stërvita ekipin e të rriturve për Teutën e Durrsit.

Më është dashur të bashkëpunoj me shumë kolegë të huaj për të shkëmbyer eksperiencën, por nuk do ta teproja aspak, nëse do të thoja se nuk ka kënaqësi më të madhe sesa frytet që ti merr nga ajo ç’ka ke arritur të krijosh vetë. Në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Mundjes hodhëm idenë për një risi në tapetin me rrathë. Në fillim askush nuk e përkrahu, por tani unë e them me krenari që ia dolëm”. Ndërkaq, një zëri, vajzat e kombëtares shprehen se kanë gjithmonë diçka për të përmirësuar, por motivimi dhe puna e palodhshme i bën ato të pandalshme.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania