Kërcënon Balla: Zgjedhjet në 30 qershor do të bëhen e këtë nuk e luan topi!

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka ripërsëritur edhe njëherë në emër te grupit parlamentar se zgjedhjet e 30 qershorit nuk negociohen. Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se kushtetuta nuk është “llastik që mund të tërhiqet sipas qejfit”.

“Nuk është PS si ato partitë që ju sollën ju këtu dhe tradhtuan mandatin e shqiptarëve. Aq e sigurt është detyrimi që kemi ne për të zhvilluar zgjedhjet është njëlloj si dielli që lind në lindje dhe perëndon në perëndim, nuk i japim kurrë mundësinë Bashës dhe bandës së tij të huliganëve të marrin peng vendin”.

Balla i bëri apel institucioneve të drejtësisë të marrin në konsideratë veprimet e kryera nga mbështetësit e opozitës në protestat e fundit.

“I bëj apel institucioneve të drejtësisë, prokurorisë së përgjithshme, që këto orvatje për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë me bomba dhe flakadan duhen marrë në konsideratë. Arsyeja pse opozita ka zgjedhur këtë rrugë lidhet me frikën e liderëve nga reforma, Berisha, Basha, e Kryemadhi e dinë se reforma në drejtësi nuk mund të bllokohet”, tha Balla. /

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author