Fëmijët i japin puthjen e fundit babait të tyre.

Dy djemtë 14 dhe 11-vjeç dhe bashkëshortja me lotë e me dhimbje kanë puthur për herë të fundit njeriun e tyre më të dashur.

Në ceremoni ishte edhe e bija e Klodian Tanushit, e cila është vetëm një vjeç e gjysmë. Në krahë e mbante e ëma.

Major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj humbën jetën pas shpërthimit të një mine gjatë misionit të NATO-s në Letoni. Ata janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”.