Del ekspertiza/ Admir Murataj është qëlluar nga(shokët) një distancë prej rreth 15 metrash.

Admir Murataj është qëlluar nga një distancë prej rreth 15 metrash. Ky është konkluzioni me të cilin dolën ekspertët e Mjekësisë Ligjore. 

Ekspertiza i është dorëzuar Prokurorisë së  Krimeve të Rënda, të cilët po kryejnë hetimet lidhur me grabitjen e aeroportit të Rinasit.

Sakaq, në dokumentin e mjekësisë ligjore thuhet se predha në kokën e Muratajt është tejshpuese me vrimë hyrje në lobin temporal të majtë dhe dalje mbi nofullën e djathtë. Nga ana tjetër ende nuk është përcaktuar lloji i armës së zjarrit me të cilën është qëlluar.

Kujtojmë se disa ditë më parë, familjarët dorëzuan padinë duke hedhur dyshime për mënyrën e vrasjes së Muaratajt. Ndërkaq, Krimet e Rënda mbyllën çështjen e 44-vjeçarit, pasi Mjekëisa Ligjore dorëzoi certifikatën e vdekjes