Zef Hila e ka shtruar rrugën e fitores për një mandat tjetër/ Ja arritjet e tij.

Kryetari me arritjet dhe premtimet e mbajtura e bejne jo vetem te suksesshem por te pazvendesueshem ! Nese sot te bie rruga nga Vau i Dejes ,nje qytet i vogel ,ku te bie ne sy pasteria , infrastruktura dhe rregulli . E kur pyet banoret ata kane nje shprehje: ” Ne dore te Zotit dhe te Zef Hiles .

Sot do shkruajme per Kryebashkiakun e zemrave te banore e te vet. Viti i parë i drejtimit te Bashkisë Vau Dejës, ka qënë i vështirë, ashtu si në të gjitha bashkitë e tjera të vendit për shkak edhe të Reformës Territoriale, por Zoti Zef Hila jo vetem mbajti premtimet por i tejkaloi ato . Ne keto 4 vite te veshtira e intensive jane realizuar : Kthimi në sistemin e vaditjes 10.000 ha tokë bujqësore. Rikonstruksioni i Ambjenteve Shkollore. Infrastruktura Rrugore Pjesmarrja e publikut ne vendimmarrjen e Bashkisë Vau Dejës është tejet e rëndësishme. Gjatë mandatit te pare , qytetarët janë bërë pjesë e dy prej dokumenteve të rëndësishme,që janë hartuar nga Bashkinë Vau Dejës, në konsultimet publike për paketën fiskale dhe Buxhetin.

Rikualifikimi Urban i qytetit të Vau Dejës prioritet ne vemendje te Kryetarit Hila . Bashkia Vau Dejës ka zbatuar një projekt ambicioz për tjetërsimin e qëndrës së qytetit. E sot qendra e qytetit nuk ndryshon nga ato te qyteteteve te tjera . Një nga sfidat kryesore të Bashkisë Vau Dejës, është dhe mbetet arsimi në zonat e thella malore. Bashkia Vau Dejës, ofron shërbimit për nxënësit e shkollave 9 vjeçare ne zonat malore atje ku varfëria është e ulur këmbëkryq. Nëpërmjet aseteve dhe me buxhetit ne Bashkisë Vau Dejës ne ka vënë në dispozicion konviktin e Shkollës së Mesme Profesionale, për akomodimin e këtyrë nxënësve të cilët marrin arsimin e duhur në ambjente komode dhe paguajnë zero lek.

Një tjëtër prioritet realizuar me sukses ndërtimi i Kanalizimeve të Ujrave të Zeza në të gjithë territorin e qytetit të Vau Dejës. Bashkia Vau Dejës ka hartuar projektin që përfshin ndërtimin e KUZ, dhe për këtë investim ka aplikuar në disa donatorë ndërkohë që ky investim do të jetë një bashkëfinancim edhe nga buxheti i Bashkisë Vau Dejës. Janë disa objekte të cilat janë rikonstruktuar:Shkolla fillore në Fshatin Dheu i Lehtë, shkolla 9 vjeçare në Fshatin Mali i Jushit, me buxhetin e bashkisë. Rikonstruksion i Shkollës në fshatin Mjedë është bërë me ndihmën e Ambasadës Amerikane, ku për rikonstruksionin e saj është angazhuar Komanda e SHBA për Europën. Rikonstruksion i Shkollës 9 vjeçare në Hajmel u bë me donacione të Ambasadës Japoneze. Rikonstruksion i Qëndrës Shëndetësore ne Vau Dejës, me ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane, ku për rikonstruksionin e saj është angazhuar Komanda e SHBA për Europën. Bujqësia ka qene dhe mbetet prioritet i Kryetarit Hila .

Ashtu sic deklaroi ne fushate per marrjen e mandatit realizoi një proces të gjerë të pastrimit të kanaleve Vaditëse në të gjithë territorin e Bashkisë Vau Dejës. Kanale Vaditësë të cilët nuk shihnin dorën e investimit prej 25 vitesh dhe me bindje mund të themi që është bërë një punë e mirë, sepse janë perfshirë në sistemin e vaditjes rreth 10.000 metër kanale vaditëse. Ndërkohe që e njëjta gjë mund të thuhet edhe për kullimin ku po ndërhyhet në rehabilitimin e kanaleve kulluese. Ndërkohë për bujqësinë Bashkia Vau Dejës, po punon dhe është në fazën përfundimtare që në bashkëpunim edhe me operatorët privat, të ndërtohet një treg i standardeve bashkëkohore për tregtimin e produkteve bujqësore.

Ndërkohë që administrata e bashkisë kryesisht sektori i zhvillimit ekonomik në Bashkinë Vau Dejës, po ndërton urat e bashkëpunimit me vende fqinje dhe më gjerë për eksportin e produkteve bujqësore të zonës. Infrastruktura ashtu siç e thamë, ka qënë prioritet i punës Tij .Gjate mandatit te pare Bashkia Vau Dejës, ka rikonstruktuar rrugë n në fshatin Shelqet një rrugë e cila ishte në një gjendje të mjeruar. Gjithashtu ka perfunduar rikonstruksioni i rrugës në zonën e Shllakut, një zonë malore e lënë ne harresë prej vitesh. Gjithashtu është rikonstruktuar rruga e Vig Mnelës si dhe është ndërtuar një urë në njësinë Administrative të Hajmelit.Sot pas 4 vitesh situata e rrugeve eshte me standarte per nje qytet te ri , te paster si Vau i Dejes !

E sot kur ne pyesim se per ke do te votojne banoret e vaut te Dejes ata me nje ze te kthejne Ne jemi ne dore te Zotit e Zef Hiles.

E pra ky eshte Kryetari qe ka marre zemrat e banoreve te tij !

/(E. K) InfoPressAlbania/