Sandër Lleshaj sulmon Presidentin Meta

Ministri Lleshaj, në daljen e mbrëmshme në “Top Show”, hodhi akuza ndaj Metës pas vizitës që i bëri eksponentit të PD-së (Sekretar organizativ) Sahit Dollapi në spital, pas rrahjes barbare live, që ju bë nga policia në protestën e 11 majit.

“Meta gjeti kohë të takonte në spital një protestues, por nuk shkoi tek policët e plagosur. Edhe për balancë Presidenti duhet të kishte vizituar dy palët”, tha ministri Lleshaj.

Por kur u pyet për mënyrën skandaloze si u arrestua Dollapi, duke e goditur me shkopinj gome, Lleshaj u përpoq që ta relativizonte ngjarjen duke thënë se dhuna mund të ishte evituar por nga ana tjetër edhe Dollapi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.