Ish-deputeti i PS-së thirrje Fatos Nanos.

Ish-deputeti i PS-së në qarkun e Elbasanit Taulant Dedja i bën thirrje ish-liderit të PS Fatos Nano të thotë diçka për atë që po ndodh sot.

‘Fatos Nano, nëse të dhimbset pak Shqipëria dhe partia për të cilën bërë 4 vjet burg të padrejtë, dil e thuaj një fjalë për atë që po ndodh sot! Nuk besoj se je duke shkruar ndonjë libër… Nuk e kuptoj as heshtjen tënde, as të dy ish-presidenteve Meidani dhe Moisiu. Aq më pak të shkrimtarit kombëtar Ismail Kadare… Topi dihet që shkoi “mish per top”, shkruan Dedja në reagimin e tij.