PËRLESHJE MES DEPUTETËVE NË PARLAMENT, DISA TË PLAGOSUR

Tensione dhe përplasje në seancën plenare në parlamentin e Hong Kong-ut.

Sherri filloi lidhur me ndryshimet e planifikuara në ligj ku të dyshuarit lejohet të dërgohen në Kinë për gjykim.

Politikanët hipën mbi tavolina, mes një numri të madh gazetarësh, në përpjekje për të marrë kontrollin e mikrofonit në foltore.

Disa ligjvënës u plagosën dhe njëri prej tyre u dërgua në spital me ambulancë.

Ligjvënësi demokrat Gary Fan u rrëzua dhe u largua nga Parlamenti me një barelë.

Kritikët besojnë se ndryshimet e propozuara në ligj për ekstradim dëmtojnë liritë e Hong Kong.

Por autoritetet thonë se duhet të bëjnë ndryshimin në mënyrë që të mund të ekstradojnë një të dyshuar për vrasje në Tajvan.

Përleshje mes deputetëve në Parlament, disa të plagosur, 1 prej tyre transportohet në spital me barelë