Çuçi ha domate/ Nuk ka as histori gjilpërash e as histori hormonesh.

Aktualitet

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ka qenë në fshatin Bishan të Vlorës dhe ka vizituar një serë ku kultivohen domate për tregun vendas dhe të huaj.

Çuçi ka publikuar një foto ku shfaqet duke ngrënë domate nga kjo serë dhe shkruan se nuk ka asnjë histori gjilpërash e as hormonesh.

Nuk ka as histori gjilpërash e as histori hormonesh.  Në vend të fito-rregullatorëve po përdoren bletë të posaçme për pjalmimin e lules. Prodhime 100% të sigurta dhe të shijshme.Përmes kësaj metode rriten sot domatet në mbi 80% të serrave në çdo anë të Shqipërisë”, ka shkruar Çuçi.

Kujtojmë që kohët e fundit siguria ushqimore  ka qenë  fokusi  diskutimeve që po bëhen në studiot televizive. Akuza të rënda janë hedhur se  në Shqipëri po qarkullojnë produkte ushqimore me fito-rregullatorë dhe që autoritet nuk po bëjnë asgjë për këtë çështje.

Postimi i plotë:

Në fshatin Bishan të Vlorës ndodhet një prej shumë serrave ku kultivohen domate për tregun vendas dhe të huaj.  Nuk ka as histori gjilpërash e as histori hormonesh.  Në vend të fito-rregullatorëve po përdoren bletë të posaçme për pjalmimin e lules.Prodhime 100% të sigurta dhe të shijshme. Përmes kësaj metode rriten sot domatet në mbi 80% të serrave në çdo anë të Shqipërisë. Jo më kot nga rreth 300 mijë tonë eksporte gjatë vitit të kaluar në vende të BE-së nuk patëm asnjë kamion të kthyer mbrapsht. Ju ftoj të konsumoni prodhime si këto të Gjergji Hoxhës dhe të çdo fermeri tjetër në vend që punon me pasion dhe përkushtim. Ndërsa ata që abuzojnë do të përballen me ashpërsinë e ligjit. Në javët e ardhshme ndryshimet në Kodin Penal do të kalojnë në Kuvend. Kushdo që e çon nëpër mend të cënojë sigurinë ushqimore duhet të mendohet mirë. 

60026240_1557117607751659_6564325782099853312_o.jpg
59900018_1557117431085010_2062736710524993536_o.jpg
59940479_1557117404418346_497317059227549696_o.jpg
60068406_1557117687751651_7858282661108776960_o.jpg
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?