“VETEVENDOSJA” NË SHQIPËRI DHE SINDROMI I PARISË

0

Nga Alban Daci

Duhet qendrim i unifikuar kombetar U lajmerua themelimi i VV ne Shqiperi. Ne fakt, VV,, si kauze, ka lindur dhe eshte formuar ne zemren e çdo shqiptari, qe kur ata i ndane padrejtesisht. VV, ne thelb, eshte dashuria per familjen dhe familja eshte esenca e nje Kombi. Perpjekja per t’u bashkuar nuk ka reshtur kurre, ne zemren e çdo shqiptari. Per kete, burra me emer dhe me za kane dhene jeten,dhe jo ne pak raste kane sakrifikuar dhe gjithe familjen.

Thuajse, ne te gjitha rastet, sakrifica ka ardhur nga individe/patriote apo intelektuale qe jo vetem nuk kane pas profesion politiken, por e kane kundershtuar vazhdimisht establishmentin. I tille ishte legjenda Adem Jashari, qe i dha familjen dhe jeten Kombit e nuk beri asnje foto me asnje politikan te Kosoves, apo te Shqiperise. Kauzat shqiptare kane marre zgjidhje nga penat e mençura dhe nga pushka, por asnjehere nga politika. Pse? Politika eshte kompromis dhe ka finalitet pushtetin. Per pasoje, varet se si jane ekuilibrat, per te arritur pushtetin dhe pushteti jo gjithmone eshte kauze kombetare e ndersa kauza kombetare eshte thuajse gjithmone edhe kauze politike.

Kur kauza kombetare del nga llogorja e hyne ne politike, atehere hyne ne pazare e kur hyne ne pazar hyne ne loje oferta dhe kerkesa. Realiteti politik ne Shqiperi e ka luftuar gjithmone, ne gjeneze, kombetarizmin dhe shumica, qe kane tentuar te bejne patriotizem,edhe ne politike kane pasur nje fund jo te merituar politike. Kete na e meson me se miri historia. Ne shumicen e rasteve, politikane tradhtare, per pazaret e tyre ne sherbim te interesave antikombetare, i kane eleminuar patriotet ose i kane izoluar. Pra, historia na meson se shqiptarin e mund vetem tradhetia e brendshme qe, ne shumicen e rasteve, bazohet ne sindromin e “parise/kapidaise”,, duke u vendosur ne sherbimin te te huajve, si armiq te perhershem.

Ne ato raste, kur shqiptaret jane bashkuar, duke luftuar pikerisht kete sindrom kane dale te pamposhtur, kane fituar e kane marre ate qe kane merituar. Realiteti politik shqiptar, sidomos ne keto momente, eshte nje moçal i vertete dhe nje pjese e mire jane te idese se ndryshimit dhe rinovimit te establishmentit. Se pari, ndryshimi dhe rinovimi nuk mund te ndodhe po nga ata qe jane protagoniste dhe identifikues po te establishmentit. Po atehere, si mund te ndodhe? Duhen faktore te jashtem e prurje te reja, pra persona qe vijne jashte establishmentit me dimension te larte intelektual e me impakt pozitive ne shoqeri. Megjjthate, prape nuk eshte e lehte dhe eshte nje proces qe ka nevoje per kohe. Moçali duhet te thahet, duhet te luftohen “mushkonjat”me pesticide, si dhe bimet e demshme e pastaj te bonifikohet toka e te mbillen fidane te rinj. Pra, eshte nje proces thuajse historik.

Se dyti, VV, tashme force politike e afirmuar ne Kosove, nuk ka asnje force konkrete per te ndikuar apo per te eliminuar moçalin e politikes shqiptare. Keshtu qe, pritshmerite jane shume te vogla ose thuajse zero. VV kishte shume mundesi,ne ate kohe, qe te bashkepunonte realisht me AK,, per te krijuar nje alternative konkrete kombetare ne Shqiperi, por sindromi i parise/kapidaise nuk e beri te mundur kete proces. Kam qene dhe mbetem i idese se realizimit te nje politike serioze kombetare. Sfidat e shqiptareve ne Ballkan vazhdojne te jene te rendesishme e delikate. Kohet e fundit kemi tendenca te hapura per ta bere. pazarin politik subjekt te kauzave kombetare. Per objekt jane politikanet qe prioritet kane pushtetin dhe ekuilibrat e tyre . Shume probleme serioze te shoqerise zgjidhen edhe permes nje politike te shendoshe kombetare.

Ketu e kam fjalen per shembull ne lidhje me zhvillimin ekonomik te faktorit shqiptar ne rajon, si dhe luften e varferise. Nese do te kishte nje politike kombetare, atehere pasurite kombetare do te vendoseshin ne sherbim te shqiptareve, duke sjelle edhe zhvillime pozitive e te rendesishme ekonomike. S’mund te kete nje Komb te forte, nese nuk udhehiqet nga nje politike kombetare. Eshte momenti te kthejme koken e te shikojme pozitivisht çdo levizje kombetare, e cila vjen jashte pazareve politike dhe nuk ka finalitet eksluzive pushtetin, por te miren e Kombit. Sot kemi nevoje me shume se kurre per nje politike te tille, kudo ku ka shqiptare.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author