ANGLEZËT PUSHTOJNË CHAMPIONS LEAGUE

Pas asaj ndeshjeje emocionuese të Liverpulit në Anfield, ku përmbysi rezultatin e Barcelonës në Camp Nou nga 0-3 në 4-3, edhe Totenhami bëri një rikthim të befasishëm ndaj Ajax-it dhe u kualifikua  për në finalen e Champions League.  

Totenham mposhti Ajaxin në ndeshjen e kthimit 3-2, pas ndeshjes së parë ku Ajaxi kishte fituar 0-1.

Të dyja ekipet angleze do të përballen në finalen e Madridit në 1 qershor në stadiumin Wanda Metropolitano.