Meta fton të rinjtë të dhurojnë gjak

Meta shkon në Qytet Studenti, thirrje të rinjve: I ftoj të gjithë të…

Presidenti Ilir Meta ka shkuar ditën e sotme në Qytet Studenti në Tiranë, ku ka takuar një grup studentësh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Talasemisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta i bën thirrje të rinjve të dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë.

“Shumë i lumtur të rikthehesha sot në Qyteti Studenti, në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë, që përkon me 1-vjetorin e Aleancës për Dhurimin e Gjakut, por edhe me 20-vjetorin e Shoqatës së Talasemikëve Shqiptarë, për të takuar të rinj e të reja, të cilët me vullnetarizëm organizuan një seancë dhurimi gjaku, si akt humanizmi e solidariteti për personat e prekur nga kjo sëmundje.
Frymëzues akti i 20-vjeçarit Endri Gjoshi, i cili sot, në ditën e tij të lindjes, dhuroi gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë duke premtuar se do të vijojë të jetë një dhurues vullnetar i rregullt. 
I ftoj të gjithë të rinjtë të përfshihen në këtë kauzë jashtëzakonisht humane!”, shkruan Meta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author