VELIAJ/ DO TË LUFTOJMË PËR 61 MANDATE. OPOZITA SI TA KETË PUNËN

 Erion Veliaj deklaroi sot se në zgjedhjet e 30 qershorit do të synohet fitorja e  61 mandateve në Këshillin bashkiak.

Veliaj nënvizoi se pavarësisht nëse opozita do të hyjë ose jo në zgjedhje, sipas tij kjo mazhorancë garën e ka me veten për të arritur një rezultat më të mirë.

“Nëse opozita vazhdon të refuzojë të marrin pjesë apo të sjellë një alternativë për Tiranën përveçse të bllokojë projektet, ky është vendimi i tyre. Unë e kam thënë gjithmonë. Ne garën e kemi me veten tonë.  Çdo vit duhet të jemi më mirë se viti që ishim dhe në mandatin tjetër do të duhet të jemi më mirë se sa mandatin që lamë pas. Në mandatin e ardhshëm jam i bindur do të bëjmë punë akoma më të mira dhe do të mirëpresim në këtë këshill bashkiak edhe pothuajse po aq anëtarë të rinj që besojmë do t’i bëjnë nder këtij qyteti dhe punës që është nisur këtu. Siç e thashë ne do të luftojmë për çdo mandat për të 61 mandatet. Nuk ka rëndësi futen ata ose futen parti të tjera të vogla, për ne marrja seriozisht e fushatës është fillimisht respekt ndaj votuesve”, deklaroi Veliaj.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments