Shtëpia e At Gjergj Fishtës drejt rrënimit.

Art

Gjergj Fishta, një prej ikonave të letërsisë, politikës, besimit dhe patriotizmit shqiptar vijon të jetë i harruar nga qeveria shqiptare.

Pavarësisht thirrjeve të qytetarëve dhe pamjeve të mjerueshme të shtëpisë së tij në Fishtë të Lezhës, Ministria e Kulturës dhe qeveria sërish po hesht.

Shteti nuk ka vënë dorë mbi këtë banesë dhe ajo dita ditës po rrënohet, rrënim ky që e turpëron jo vetëm qeverinë…

Kujtojmë se, shtëpia ku jetoi për disa vjet At Gjergj Fishta, është shpallur që në vitin 2008 monument kulture.

Ndërsa, edhe pse kanë ekzistuar tre projekte për ta restauruar banesën e Fishtës, asnjë prej tyre nuk është zbatuar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

About The Author